Milani merr perkohesisht kreun e Serise A
Milani fiton 2-0 në fushën e Xhenoas dhe merr përkohësisht kreun e Serisë A. Në takimin që hapi javën e 14-të të kampionatit, vendimtarë ishin golat e Zlatan Ibrahimoviç dhe Noçerinos.
Në sfidën e luajtur në stadiumin “Luixhi Ferraris” nuk kanë munguar episodet: ndeshja u ndërpre në minutën e 16-të, për shkak të përplasjeve jashtë stadiumit ndërmjet dy tifozerive. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të qetësuar situatën, ndërsa efekti ishte i dukshëm edhe në fushë dhe në tribuna. Kjo bëri që takimi të ndërpritej për afro 10 minuta, për të rinisur më pas normalisht.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 55-të, me Ibrahimoviç që fitoi një 11-metërsh, të cilin e transformoi në gol. Në momentin e penalltisë, Xhenoa ka humbur edhe Kakaber Kaladze, i cili ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe I la vendasit në inferioritet numerik. Goli i sigurisë erdhi në minutën e 79-të, me Noçerinon.
Në pritje të ndeshjeve të Juventusit e Udinezes, Milani është skuadra që ka regjistruar më tepër fitore në këtë sezon, 8 të tilla. Skuadra e Alegrit e ngre në shtatë serinë e ndeshjeve pa humbje në kampionat, ku ka regjistruar 6 fitore dhe një barazim.