E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady D, letrat sekrete për Dodin dhe Filipin

U lexuan në Londër para Gjykatës së Lartë. Vjehrrit i kërkonte ndihmë për divorcin, të dashurit, fjalë zemre
E donte Dodin dhe shkonte mirë me principin Filipp: e gjitha në kundërshtim me lumin e shpifjeve të derdhur për 10 vite, mbi çështjen "Lady D". Është kjo e vërteta mbi ndjenjat e princeshës Diana, ose të paktën një variant i asaj që ishte brenda zemrës së saj, sipas asaj që u shfaq dje në procesin mbi vdekjen e Dianës, që do zhvillohet prej javësh në Londër, 10 vjet pas fundit tragjik në një aksident kontrovers. E gjithë merita për zbulimet e fundit, është e dy dëshmitarëve të rinj. I pari, sër Miles Hunt-Davies, në atë kohë ishte sekretar i Princit Filipp. Avokati i tij, për të kundërshtuar teorinë e njohur të Mohamed al Fayed, babait të Dodit, të "fejuarit" të Dianës, sipas së cilës Princi Filip urdhëroi të vrasjen e Dianës dhe Dodit al Fayed për të ndaluar martesën e saj me një mysliman, prezantoi në gjyq disa letra të Princeshës për Filipin. Letrat janë shumë të ndjera. Ajo i shkruan, duke iu drejtuar "I dashur Pa", shumë i dashur baba. I shpreh mirënjohjen për ndihmën që Filipi i ka dhënë për të përballuar krizën martesore me Karlin. "Më ka dhënë shumë kënaqësi letra jote e akoma më shumë leximi i saj, që je në ankth për të më ndihmuar",- shkruan Diana, në 21 qershor 1992. "Të jam shumë mirënjohëse dhe do të bëj gjithçka për të ndihmuar ty dhe Karlin, por për fat të keq nuk kam talent si këshilltare martesash",- shkruan në 7 korrik 1992. "Letra jote e fundit është kaq prekëse, tregon një mirëkuptim dhe takt kaq të madh, shpresoj të jem e aftë të përfitoj nga këshillat e tua", shkruan në 12 korrik të të njëjtit vit. "Dua që ti ta dish se sa e admiroj mënyrën tënde të mrekullueshme me të cilën më ke këshilluar në këtë problem shumë të vështirë familjar", shkruan në 26 korrik.
Dëshmia e dytë është e Rosa Monckton, një mikeje të Dianës, sipas së cilës Diana nuk e donte Dodin, pasi ishte plotësisht e tërhequr nga një kirurg pakistanez, Hasnat Khan. Por është avokati i Dodit, ai, që në këtë rast prezanton letrat e Dianës të shkruara për të dashurin e saj. "Dodi, shpirt, vetëm Zoti e di sa duhet të falënderoj, më pëlqeu shumë gjithçka, çdo minutë ishte e mbushur me të qeshura dhe lumturi",- 6 gusht '97. "Gjithçka ka ndodhur me ty më ka hequr një peshë të madhe, me gjithë dashurinë e botës dhe një falënderim të thellë, që ke sjellë kaq shumë gëzim në jetën time", 13 gusht '97. Atëherë, pyet avokati dëshmitaren, Dina nuk e donte Dodin? Dëshmitarja u përgjigj se, Diana i prekte dorën kur shkruante për Dodin dhe se ajo ishte mirë me të, por ndihej e bezdisur nga lumi i dhuratave të tij. Kishte mendimin se ai kërkonte të blinte dashurinë e saj dhe nuk do të martohej kurrë me të.
Sidoqoftë, zbulimet e reja provojnë se Lady D dinte si të fitonte si vjehrrin dhe të fejuarin, nëpërmjet letrave. Një tjetër cilësi, që e lejoi të fitonte botën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›