"Është kaluar në shantazh të hapur ndaj biznesit"
Rasti i Televizionit A1 me KESH-in, në fakt është një dëshmi e asaj që të gjithë ata që merren me biznes në Shqipëri, tashmë e dinë mirë: Që është kaluar në shantazh të hapur ndaj biznesit. Patjetër që do ndodhte kështu nën një qeveri që nuk ka respekt dhe përulje për biznesin, por e sheh thjesht si lopë për mjelje. Kreu i kësaj qeverie është aq i papërgjegjshëm, sa nuk e ka për gjë të të thotë: I thuaj lamtumirë djersës e punës së shumë viteve...! Kurse kryeministrat, ministrat dhe deputetët të blejnë "Benza" dhe sekretare, me paratë që vjelin nga ne që rropatemi.