E Diel, 1 Nëntor 2026

"Një përdorues në qeli dhe një trafikant në po atë vend"

Ka disa këndvështrime për veset e drogës, alkoolit dhe varësitë e tjera. Unë mendoj se të rinjtë (12-17-vjeç) duhet të informohen sa më mirë mbi këtë çështje në shkolla dhe në shtëpi. I takon qeverisë të ndërtojë programe arsimore për këtë qëllim dhe prindërve të informohen thellësisht, të kuptojnë problemin dhe t'ia komunikojnë fëmijëve. Sidoqoftë, në Shqipëri pikëpamjet janë radikalisht moraliste dhe përgjithësisht injorante dhe ky fakt është pjesë e problemit. Abuzimi me një substancë apo një tjetër nuk duhet trajtuar si problem moral. Në qoftë se duam vërtetë të bëjmë diçka, atëherë le të kërkojmë që të ulet dënimi për sasira të vogla droge në posedim dhe të rritet për sasira të mëdha. D.m.th., një përdorues në qeli është një padrejtësi fatkeqe, ndërsa një trafikant në të njëjtin vend është një triumf social dhe ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›