"Kurajo forcave të djathta, për të ndërruar lider dhe imazh"
Problemi kryesor i demokracisë shqiptare është përfaqësimi joreal. Nuk po hyj në faktin tronditës që këtu zgjidhen deputetë me gjysmën e gjysmës së gjysmës së votuesve, (rasti i Palokës p.sh.) por po flas për paqartësi në përfaqësimin politik dhe në besimin ndaj një platforme. Shqipëria drejtohet nga një force politike pa karakter të qarte politik, e cila në 15-vjet demokraci ka fituar vetem një here zgjedhje të ndershme dhe në rastet e tjera, ka ardhur në pushtet për shkak të gabimeve të kundershtareve të vet politike dhe asnjehere për merite të saj. Kurajo forcave të djathta për të nderruar lider dhe imazh, si dhe për të krijuar një force të vertete të djathte në Shqiperi. Shqiperia ka nevoje për kete dhe PD-se i takon të parës ta konstatoje kete handikap të madh.