E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos kërkoni këshilla nga unë

Jennifer Lopez e urren kur njerëzit i kërkojnë këshilla për dashuri– sepse ajo ende “është duke i rregulluar” punët për vetën e saj.

Këngëtarja – e cila momentalisht është duke rritur binjakët Max dhe Emme – insiston që jeta dhe marrëdhënia e saj janë larg të qenit perfekt.

“Ende ndihem sikurse jam duke u përpjekur për ta rregulluar lidhjen – kështu që këshilla ime për dashurinë nga unë do të ishte vetëm humbje kohe”, tha ajo.

“Ende jam duke e kërkuar rrugë më të dukur dhe – për fat – disa gjëra nuk janë vënë në vend. Nuk është lehtë që çdo kush edhe të punoj edhe të mbaj lidhje”.

Lopez kohëve të fundit ka treguar se ka dëshirë që të këtë më shumë fëmijë, por nuk do të vazhdoj kështu sepse dëshiron që të jetë më e lumtur.

“Nuk mund ta planifikoni jetën”, thotë ajo. “Sa më shumë që dëshironi aq më shumë thoni ‘pse nuk e kam bërë këtë në atë kohë, sepse do ishte gjë perfekt. Për këtë nuk është lehtë. Duhet që gjërat të ecin sipas rrjedhjes së ngjarjeve”...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›