Çitaku me shoshë në Stacion
Erëmirë Çitaku do të prezantohet me punimin multimedial ‘Shoshë’ në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.
Shoshë është vepër multimediale me poezi, muzikë dhe video punime e artistes Erëmira Çitaku, e cila do të prezantohet në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, prej datës një mars në ora 20:00.
Erëmira Çitaku është një artiste novatore dhe eksperimentale. Poezia dhe muzika e saj gërshetohen me shumë ndjeshmëri në veprat saj me fjalë të thëna. Ajo gjithmonë është në kërkim të mënyrave të reja për t’u shprehur dhe për t’u dhënë zë edhe atyre që mund të mos e kenë rastin kurrë.
Poezia e saj është ndonjëherë politike, romantike, madje edhe naive. Ajo ka lirinë dhe vullnetin të shtyj kufijtë dhe të kërkoj përsosmëri nga vetja e saj.
Shoshë do të ekzekutohet nga Erëmira Çitaku (flaut dhe shoshë), Liburn Jupolli (piano), Besa Berberi (soprano), Luan Durmishi (tenor), Drita Dida (violinë), Meriton Ferizi (harmonikë) and Nurhan Qehaja (interpretim i poezisë).
Ky interpretim është pjesë e Programit Hapësinor, modul pune i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.
Erëmira Çitaku: Shoshë është përkrahur nga Dukagjini, Koperativa, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Ambasada e Norvegjisë, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.