“Kings Speech” fiton katër çmime Oskar

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 10:27
Filmi “King Speech”, ka fituar më se shumti çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oskar” në Hollywood. Ky film u nderua me katër çmime, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë.
Colin Firth, që e luan rolin e Mbretit belbëzues të Britanisë, George i VI, në këtë film, e fitoi Çmimin Oskar për aktorin më të mirë.
Çmimin Oskar për rolin më të mirë në kategorinë e aktoreve, e fitoi Natalie Portman, për rolin e saj të balerinës në filmin “Black Swan”.
Çmimet Oskar jepen një herë në vit nga Akademia e Filmit e Shteteve të Bashkuara dhe konsiderohen çmimet më prestigjioze të filmit në botë.