E Diel, 1 Nëntor 2026

“The Strokes” krenarë për albumin e ri

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 09:58

Anëtarët e grupit “The Strokes”mendojnë se albumi i tyre “Angles” është njëri nga më të mirët që është incizuar kohëve të fundit.

Bendi është pranë lansimit të albumit të parë që nga viti 2006, ndërsa anëtarët u kanë premtuar fansave se nuk do t’i zhgënjejnë me këngët e reja.

“Nuk mendoj se fansat do të zhgënjehen. Tingëllon si ‘Strokes modern’”.

“Jemi duke punuar bashkë qe dhjetë vite dhe tash e njohim njëri-tjetrin më mirë. Ky album është testament për instinktin dhe mbijetesën tonë... Është gjëja më e mirë që e kam dëgjuar për një kohë të gjatë”, ka thënë kitaristi Albert Hammond Jr.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›