Zef Shoshi: Mbështjellja e Mozaikut nga Vodafon, ndërhyrje e biznesit në dëm të vlerave kombëtare
Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar ka shumë rëndësi për publikun dhe për kombin shqiptar. Nuk e di se çpo bëhet, por unë si artist kërkoj që të mbahet një qëndrim i drejtë ndaj kësaj vepre arti, kështu u shpreh në një intervistë dhënë për gazetën një prej
personaliteteve të artit shqiptar, piktori i njohur Zef Shoshi. Ajo që po ndodh me këtë vepër arti, që prej disa muajsh po vazhdon të qëndrojë e mbuluar me imazhin e një kompanie, çdo ditë ka reagime nga artistë të njohur të artit pamor, të cilët kërkojnë që institucionet përkatëse të mbajnë një qëndrim më serioz ndaj kësaj vepre arti. Për njeriun, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në artin shqiptar, piktori Zef Shoshi zvarritja e këtyre punimeve mund të jetë dhe për qëllime përfitimi në biznes. Duke kërkuar që të mos zvarriten më punimet, piktori Zef Shoshi pohon se në vendin tonë ka shumë specialistë të zotë, të cilët duhet të ishin pjesë e këtij projekti, ndërkohë që sipas tij në këtë projekt duhej të ishin përfshirë të gjithë autorët e Mozaikut.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"