E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga shpallet ikona e modës në SHBA

Ylli i muzikës Pop, Lady Gaga është nderuar me çmimin e ikonës së modës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, CFDA (Council of Fashion Designers of America).

Këngëtarja njihet për veshjet e saj, dhe çmimi i është dhënë nën motivacionin e të qenit një revolucionare në modë për këtë vit.

Të gjithë ju më bëni të ndihem si një yll, përpara se unë të isha- iu drejtua Gaga audiencës që ndiqte ceremoninë.

Gjatë mbrëmjes u ndanë edhe çmime të tjera, për fotografin e Vogue, Arthur Elgort apo dizenjuesin, Marc Jacobs.

Gaga 33 Gaga 2 Gaga 3 Gaga 4 Gaga 5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›