E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ekzekutohet 35- vjeçari nga Tirana

Paraditen e sotme në qytetin e Durrësit është ekzekutuar një person me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja e rëndë ndodhi pranë godinës së tatim- taksave të qytetit bregdetar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është 35-vjeçari nga Tirana, Gentian Zguri, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Nuk ka ende të dhëna rreth autorit të krimit, që mësohet se ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›