Durrës, një person vritet me armë zjarri
DURRËS- Vrasje me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në afërsi të godinës së Tatim Taksave, në një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar.
Sipas të dhënave të para, viktima identifikohet si shtetasi Gentian Zguri, rreth te 40-ve, që mendohet të jetë nga Tirana.
Nuk ka ende të dhëna rreth autorit të krimit, që mësohet se ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nuk ka gjithashtu as detaje rreth motiveve të krimit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj.