Shoferi kapet me arme ne tunelin e Kalimashit
KUKES - Nje 18-vjecar nga fshati Thirre ne Mirdite ra dje ne prangat e policise se Kukesit brenda ne tunelin e Kalimashit. Arrestimi ka ndodhur pasi i riu po kalonte tunelin por karroatreci qe ai drejtonte eshte fikur papritur. Automjeti i fikur qe kishte hyre nga Thirra per ne drejtim te daljes ne Kalimash eshte pikasur nga kamerat e sigurise se tunelit dhe menjehere policia ka nderhyre. Forcat e stacionit policor te tunelit kane bere kontroll brenda ne automjetin e Alfred Prenges dhe kane gjetur nje automatik tip Kallashnikov. Menjehere personi eshte shoqeruar per ne policine e Kukesit ku atij i eshte bllokuar edhe automjeti me te cilin po udhetonte. Policia tha se nga te dhenat e para rezulton se i arrestuari punonte ne autostrade me karroatrec por mbante edhe arme me vete. Po dje ne mesdite forcat e policise se Hasit kane arrestuar 25-vjecarin Adnand Kurpali lindur ne Letaj te Hasit i denuar me 12 vite burg per vepren penale te pengmarrjes. Policia nuk beri te ditur hollesi te vepres se tij penale por tha se i kerkuari u kap ne fshatin Golaj te Hasit. Gjate momentit te arrestimit mesohet se i kerkuari nuk i ka bere rezistence policise.