E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i viktimave në Japoni

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 12:48

Numri i konfirmuar i njerëzve, që e kanë humbur jetën dhe të atyre që konsiderohen të zhdukur, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues në Japoni, ka kaluar shifrën prej 24 mijë.

Agjencia Kombëtare e Policisë tha se është konfirmuar se nga tërmeti masiv dhe cunami, që e goditën Japoninë para 12 ditësh, numri i të vdekurve ka arritur në 9408 vetë, ndërsa të zhdukur zyrtarisht konsiderohen 14716 persona.

Nga ana tjetër, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, tha se nga centrali bërthamor Fukushima, që ishte goditur nga tërmeti, ende po rrjedhë rrezatimi.

Rrezatimi i lartë radioaktiv nga centrali po pengon punimet e shoqërisë operative Tepco.

Punimet për të riparuar reaktorin në bllokun 2 duheshin ndërprerë dhe të gjithë ekspertët u larguan.

Lëkundje të tjera të tokës tronditën rrethinat në afërsi të reaktorit.

Sipas autoriteteve japoneze për energjinë bërthamore, në kompleks nuk u shkaktuan dëme të reja.

Ministria e Shëndetësisë zgjeroi ndalimin e shitjes së perimeve nga ky rajon.

Rritja e radioaktivitetit është matur përsëri në tubacionet e ujit të pijshëm në Tokio.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›