Lesi Shume KZAZ nuk regjistrojne LDK-ne ne zgjedhje
Lidhja Demokristiane Shqiptare parti e cila drejtohet nga zevendesministri i Turizmit Nikoll Lesi dhe eshte pjese e koalicionit te mazhorances ngriti dje shqetesimin se zgjedhjet e 8 majit po rrezikohen te prishen nga Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor. Permes nje deklarate per shtyp LDK e Lesit u shpreh ne shume zona te rendesishme te vendit si Sarande Burrel Kavaje Elbasan etj. shume KZAZ nuk njohin Kodin Zgjedhor ose veprojne me keqdashje ndaj kesaj force politike duke mos lejuar regjistrimin e listes se LDK-se per keshilltare ne komuna e bashki. Nisur nga kjo situate e krijuar drejtuesi i LDK-se Nikoll Lesi i bene thirrje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per ti ndeshkuar keta perfaqesues te KZAZ-ve ne keto rrethe. Per kete shqetesim ne i jemi drejtuar KQZ dhe na ka dhene te drejte me goje por akoma nuk ka ndeshkuar apo terhequr vemendje ketyre KZAZ-ve te ngritura ne bashki apo komuna deklaron Nikoll Lesi ne deklaraten per median. Sipas tij flagrante jane rastet e KZAZ-se ne Komunen e Ksamilit ne Rrethin e Sarandes ku kryetari i KZAZ-se Guri Tatari nuk pranon ti regjistroje keta kandidate me pretendimin se LDK-ja eshte nje partie e re parlamentare qe nuk ka marre pjese me pare ne zgjedhje. Kodi Zgjedhor e thote qarte se kur nje parti e ne kete rast nenkuptohet edhe per LDK e cila eshte ne nje koalicion me nje parti e cila ka deputete ne Parlament nuk ka nevoje te kete vete deputete apo keshilltare ne komuna apo bashki. Prandaj LDK duke qene ne koalicion me PD-ne e disa parti te tjera politike si ne rastin e koalicionit qe quhet Aleanca per Qytetarin duhet te regjistrohet nga cdo KZAZ shpjegon Lesi ne deklaraten e tij duke kerkuar qe kjo ceshtje te mos zvarritet me.