E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak takon Bashën: Pasaportat, argument i fortë për BE

Ai e cilësoi procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike një argument shumë të fortë në marrjen e vendimit të BE për liberalizimin e vizave.“Duke gjykuar nga ajo që pashë në këtë qendër mund të them se procesi është konform standarteve më të larta ndërkombëtare dhe është përfundimisht një argument pozitiv shumë i fortë për marrjen e vendimit të BE për udhëtimin e lirë pa viza për qytetarët shqiptarë. Atë që kam parë këtu do të kem kënaqësinë t’a  paraqes tek partnerët dhe kolegët e mi të vendeve antëtare të BE”, deklaroi Lajçak. Nga ana e tij, Basha u shpreh se procesi i aplikimit nga qytetarët shqiptarë për pasaporta biometrike është plotësisht në udhë të mbarë.“Sot ne kemi arritur qartësisht dhe bindshëm ritmet më të larta në gjithë kontinentin europian përsa i përket aplikimeve për frymë për pasaporta biometrike”, tha Basha. Interesimit të medias mbi tejkalimin e afatit dyjavor të pajisjes me pasaportë biometrike gjatë periudhës së fundvitit 2009 dhe fillimvitit 2010, Ministri Basha iu përgjigj se kjo është rrjedhojë e një fluksi të jashtëzakonshëm aplikimesh brenda një kohe të shkurtër, kur ka patur ditë që kanë shënuar edhe 11 400 aplikime për pasaporta biometrike. Që nga fillimi i procesit e deri më tani kanë aplikuar për pasaportë biometrike afro 450 mijë qytetarë shqiptarë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›