E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 15 vite burg

Ekstradimi i këtij shtetasi u bë nga Athina e Greqisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me një vendim të vitit  2008, e ka dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes me armë”.Në datën 17.09.2006, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Mallakastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar, shtetasi Saimir SULAJ, i pajisur me një armë që e mbante pa leje, ka ndaluar disa automjete dhe përmes kanosjes u ka grabitur drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve të tyre shuma të konsiderueshme parash dhe telefonat celularë.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 24.08.2009, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Sulaj. Në aeroportin e Rinasit,  ky shtetas iu është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›