Elbasan, tetë të plagosur nga dy aksidente
Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, në vendin e quajtur Labinot Fushë, kur një mjet tip Audi me drejtues shtetasin Fadil Duka, është përplasur me automjetin tip Opel veturë me targa Maqedonase i cili drejtohej nga shtetasi S.A, 40 vjeç, lindur e banues në Kërçovë të Maqedonisë.Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur vetë drejtuesi i mjetit tip Audi, i cili pasi ka marre ndihmën e parë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan mëngjesin e sotëm është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak Tiranë.Nga ky aksident gjithashtu janë dëmtuar dhe tre vajza 23 vjeçare, pasagjere në mjetin tip Audi, me iniciale E.H, B.G dhe K.K studente në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit që aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.Po ashtu i dëmtuar ka mbetur dhe shtetasi S.A, drejtues i automjetit Opel veturë me targa Maqedonase, i cili ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjik Elbasan.Gjithashtu po në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd - Qafë Thanë. Një mjet tip Benz kamionçinë me drejtues shtetasin Alban Muça, ka goditur në pjesën e pasme automjetin tip Benz furgon, në pronësi të shtetasit F.S, 50 vjeç, lindur e banues ne lagjen Guerile Shkoder. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Benz kamioçinë, shtetasi Alban Muça, si dhe shtetasi H.D, 22 vjeç, lindur e banues në fshatin Togëz - Librazhd, i cili ka qenë si pasagjer në këtë mjet. Drejtuesi i mjetit pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spiatalin rajonal Librazhd, është dërguar në spitalin ushtarak Tiranë, për një mjekim më të specializuar.Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtyre aksidenteve.