Lajçak takon Topin: Kriza po pengon integrimin

Presidenti i e vlerësoi si “një mision jetik për Shqipërinë”, vëmendjen e Bashkimit Evropian.
Topi ritheksoi qëndrimin institucional se dialogu konstruktiv, i maturuar dhe me tone të qeta mes palëve është rruga e vetme e domosdoshme drejt zgjidhjes së krizës politike dhe garanti i stabilitetit dhe i funksionimit të drejtë të shtetit ligjor.
Kryetari i Shtetit vuri në dukje se klasa politike shqiptare në këto momente duhet të gjejë e të verë në përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë, demokratikë për të dalë nga kjo situatë problematike në interes të Shqipërisë dhe të shtetasve të saj.
Gjatë takimit, zoti Lajçak, edhe në emër të autoriteteve më të larta të Bashkimit Evropian si Baronesha Eshton dhe Komisioneri Fyle shprehu shqetësimin e madh për krizën politike në Shqipëri e për dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të saj.
“Pavarësisht sukseseve të mëdha të arritura si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe përparimi, në rrugëtimin integrues për në familjen evropiane, kjo situatë po pengon procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian”, theksoi Lajçak.
Ai theksoi nevojën urgjente për qetësi dhe rregull publik si dhe të respektit të Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së institucioneve që të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese. Në këtë pikë, të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë “e zhvillimit të një hetimi tërësor, profesional, transparent e të paanshëm të ngjarjeve të 21 janarit” që duhet të shoqërohet njëkohësisht edhe me rivendosjen e menjëhershme të dialogut politik institucional si dhe respektimin e institucioneve të pavarura kushtetuese.
ë tej, i dërguari i BE-së “vlerësoi Presidentin Topi për rolin konstruktiv në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe si simbol i unitetit të popullit duke e inkurajuar për vazhdimin e luajtjes së këtij roli në këto momente të vështira e delikate”./Saimir Lleshi/Start/
2011-02-03 16:05