E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Egjipt, bisedime për largimin e menjëhershëm të Mubarakut

Zyrtarët amerikanë thanë të enjten se po diskutonin me egjiptianët lidhur me skenarë të ndryshëm për kalimin e pushtetit, përfshirë edhe atë sipas të cilit, Mubarak lë zyrën menjëherë.

“Ky është një skenar”, theksoi një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Obama që foli në kushtet e anonimatit. “Ka disa skenare, është gabim të pohojmë se kemi diskutuar vetëm një me egjiptianët”.

Shtëpia e Bardhë nuk do ta konfirmojë raportin e “New York Times”, por theksoi se ka pasur bisedime me egjiptianët në përpjekje për të zgjidhur krizën 10-ditore të protestave.

Përveç Presidentit Obama, i cili bëri thirrje që tranzicioni të fillojë menjëherë, edhe ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar aleatit të tyre egjiptian me anë të një rezolute që të kalojë menjëherë pushtetin në një qeveri me karakter kujdestar.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-04 10:49
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›