E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh aleatët për protestat

Në takimin, i cili u zhvillua në zyrat e koalicionit, u bashkërendua aksioni opozitar për katër demonstrimet që do të zhvillohen nesër në katër qytete të vendit të gjitha në orën 14.00.

“Tashmë kriza në Shqipëri ka marrë gjithë dimensionet e saj. Kemi një qeveri të vetërrethuar nga të gjitha institucionet të cilat i ka deklaruar puçiste. Për të çuar deri në fund atë që kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe që është në interes të gjithë shqiptarëve do vazhdojmë protestat popullore prapë, për të imponuar një zgjidhje politike, që është e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza. Fjalën e fundit në demokraci e thotë populli”, theksoi socialdemokrati Skënder Gjinushi.

Ndërsa Spartak Ngjela, kreu i Partisë Ligj për Drejtësi, u shpreh se kriza sa vjen dhe thellohet. “Nesër kemi marshime dhe demonstrata në 3 qytete dhe  në Tiranë. Mendojmë se nesër do të ketë pjesëmarrje të madhe për të kaluar në një stad të ri të protestave. Kjo ishte ajo që vendosëm, duke menduar që Homazhi i madh ka krijuar një optimizëm të brendshëm për një ndryshim cilësor në Shqipëri në funksion të demokracisë dhe lirisë së individit.”, u shpreh Ngjela. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-03 17:32
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›