Lajiq: Haxhiq së shpejti do të arrestohet
Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 17:07
Kreu i Këshillit për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiq ka shfaqur besimin se i arratisuri i vetëm, i kërkuar nga Haga, Goran Haxhiq, do të arrestohet së shpejti.
“Më herët të gjitha kapacitetet kanë qenë të drejtuara kah Karaxhiqi dhe Mlladiqi. Jam i sigurt se ky është rast shumë më i lehtë dhe ai do të jetë së shepjti në Hagë. Do të ishte më së miri që Haxhiqi të dorëzohet dhe të shfrytëzojë ndihmën, që e parasheh ligji ynë, e të cilat nuk mund t’i ketë, po që se arrestohet”, ka thënë Lajiq. (rel)