E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu me Serbine debat i ashper ne parlamentin e Kosoves

Debate të ashpra kanë përfshirë parlamentin e Kosovës, i cili është thirrur në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të partive opozitare për të diskutuar marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit me 2 korrik.

Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri i quajti të pakuptimta deklaratat e kryeministrit Thaçi se nuk bëhet fjalë për marrëveshje, por për konkluza.

Ai, madje, propozoi që në fund të debatit të votohet për ndërprerjen e dialogut Prishtinë – Beograd, deri sa Kuvendi të harmonizojë qëndrimin e përbashkët për dialogun. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deputetët e Vetëvendosjes dhe Alencës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shpjeguar para Kuvendit fillimin dhe vazhdimin e bisedimeve me Serbinë dhe në të njëjtën kohë ka arsyetuar konkluzionet e arritura. Gjatë seancës, disa herë ka pasur replica mes Ismet Beqirit të LDK-së, dhe kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr me 40 nënshkrime të mbledhura nga tre partitë opozitare LDK, AAK dhe Vetëvendosje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›