E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza Venizelos Bankat greke te sigurta

Qeveria në Athinë u përpoq të qetësonte qytetarët e vet, të cilët në këto kohë të vështira, ndjehen të pasigurtë për të ardhmen dhe i mbështesin shpresat tek kursimet e tyre. Ministri i Financave, Evanxhelos Venizelos i tha Parlamentit, e përmes tij, publikut, se bankat greke janë të sigurta. Venizelos duke folur në parlament, ka përjashtuar çfarëdolloj problemi me bankat, pasi sistemi është tërësisht i mbuluar, tërësisht i siguruar sipas legjislacionit financiar europian.

“Banka e Greqisë vepron si pjesë e sistemit europian. Nuk do të ketë asnjë problem me sigurinë, likuiditetin dhe fondet. Kështu është sot, kështu ishte edhe dje kur Fitch e zhvlerësoi aftësinë paguese të ekonomisë greke, në vazhdë të disa zhvlerësimeve të kohëve të fundit”-tha ai.

Të premten, Greqia do të publikojë rezultatet e testimit të qëndrueshmërisë së sistemit bankar. Venizelos ka hedhur poshtë edhe idenë e falimentimit, duke thënë se vendi nuk përballet me një rrezik të tillë. Sipas tij, termi faliment u pjesshëm u dalë nga samiti u fundit u eurogrupit, nuk duhet interpretuar si falimentim real për Greqinë.

Greqia është përfshirë së fundmi, edhe nga paniku i falimentit të bankave, pasi grekët po tërheqin paratë dhe po i mbyllin llogaritë e tyre në banka. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit bankat u kthyen qytetarëve mbi 22 miliardë euro.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›