Lajla Përnaska - “Rama të hyjë vetë në grevë”
Deputetja e PD-së, Lajla Përnaska, i kërkoi dje kreut të PS-së që të hyjë vetë në grevë dhe të lërë shërbimin shëndetësor të mbajë kontakte me grevistët. “Në emër të profesionit tejet fisnik të mjekut, ju bëj thirrje z.Rama, të mos luani me shëndetin e njerëzve, burra e gra qofshin, por lejoni shërbimin shëndetësor të jetë pranë tyre. Në emër të nënave, mos cenoni dinjitetin e femrave të partisë që sot drejtoni, por merrni qoftë edhe për një moment kurajën të provoni ju vetë grevën në vend të tyre”, tha Përnaska gjatë një konference për shtyp.