Prognoza e krizës politike
Alfred Cako
Po të shohim me kujdes, mbas viteve ’90 kur hymë në sistemin demokratik (pra që duhet të vendoste vullneti i demosit me shumicë), ka pasur 4 faktorë, nga kombinimi i të cilëve është zotëruar instrumenti ligjor dhe ai i pushtetit nëpërmjet maxhorancave. Këta 4 faktorë janë votuesit realë (të cilët në Shqipëri janë kryesisht mjet dhe jo qëllim), partitë e majta dhe ato të djathta (kryesisht PS dhe PD) dhe strukturat formale dhe informale të Elitës Botërore. Në formë rruhet imazhi sikur instrumenti i pushtetit sigurohet nga mandati që i jep me shumicë demosi njërit krah të partive politike, por në fakt nuk ndodh tamam kështu; ajo që ka vendosur në të vërtetë, në thelb, ka qenë Elita, e cila me mekanizmat e saj përgatit instrumentet për të sjellë në pushtet njërën apo tjetrën forcë politike, njërin apo tjetrin lider që ju shërben më mirë interesave të saj të momentit. Ky zhbalancim ka sjellë, si pasojë reale zaptimin e sovrantitetit popullor, nëpërmjet qeverive marioneta, nga Elita. Pra në këto 20 vjet, për të qeverisur, është dashur një mbështetje e Elitës. Kur qeveritarët nuk kanë gëzuar besimin e saj (Berisha më 1996; Nano më 1998 dhe 2005), ata janë larguar ose me shkop, ose me karotë. Madje vetë Elita është e interesuar të mbajë dy liderë të fortë, të cilët i nxit nëpërmjet të dërguarve të saj, me qëllim që të dobësojë tjetrin gjatë negociatave me ta. Hera-herës në këto 20 vjet lidershipi politik i opozitës, për të gëzuar favoret e Elitës, ka mbërthyer në dorë me lëvizje populiste, shigjetën e demosit dhe ka kërcënuar dy palët e tjera (qeverinë dhe ndërkombëtarët) me anarshi dhe recesion, ndërsa lëvizja e fundit politike e Ramës, që duket si antiberishë, kërcënon në thelb edhe me orientimin e Shqipërisë në favor të lindjes, si një lëvizje me kah të kundërt nga ajo e dhjetorit ’90, sidomos tani në prag të futjes së vendit në strukturat e BE-së.
Nga disa njerëz, kjo lëvizje e Ramës duket sikur ka lidhje vërtet me kutitë dhe transparencën e zgjedhjeve të fundit; nga disa të tjerë nuk kuptohet se ku do të dalë dhe çfarë kërkon ai nga kërcënimi me kaos (si në Greqi). Në fakt, ai duket se kërkon dy favore në tavolinë: a) së pari mbështetjen nga ana e Berishës për t’i bërë dy-tre favore në zgjedhjet lokale (t’i lëshojë për PS-në Bashkitë e Tiranës dhe Durrësit në këmbim të qetësisë për të qeverisur deri më 2013) dhe b) së dyti, të marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 2013-ës. Për të dyja pikat, radikalizimi dhe politika e tij gërnjare kanë lidhje me frikën e tij reale nga një koalicion Berisha-Nano-Meta. Me realizimin e pikës së parë, Rama fiton një bombol ozoni për të gëzuar favoret e kryebashkisë, për të mbajtur gjallë nevojat e politikanëve biznesmenë që e rrethojnë, deri më 2013-ën dhe për të ngritur moralin e socialistëve se ai është fitimtari urban i vendit. Me lëvizjen e dytë, ai kërkon të vijë në pushtet më 2013.
Në Shqipëri ka pasur 3-4 marrëveshje historike të liderëve kryesorë politikë: 1)Marrëveshja Nano-Berisha e Triestes më 1991 (me nun M.Cokun), e cila u gris nga Berisha sapo këtë ja kërkoi Rajersoni, madje nënshkruesi Nano u flak në greminat e burgjeve dhe prishja e saj ndikoi në ngjarjet e vitit ‘97; 2)Marrëveshja Nano-Berisha e 2002-2003, marrëveshje e cila u realizua nga nevoja që kishin dy patriarkët e vjetër, për ta ndihmuar njëri-tjetrin për ta kontrolluar këtë vend ndoshta edhe për 20 vjet të tjerë. Nano atëbotë ishte rrezikuar edhe me jetë pas vrasjes së A.Hajdarit (1998), për shkak të mosmbështetjes ndaj veprimeve të NATO-s për Kosovën dhe në vend të tij u sponsorizuan Majko e Meta, të cilët u hodhën në tapet nga Nano, edhe me ndihmën e Berishës, ndihmë e cila e riktheu atë më 2003-2005 në krye të Qeverisë. Ndoshta nga fakti se Elita e kishte të vështirë që ta spostonte Nanon si Kryeministër, — nëse ajo do të mbështeste përsëri PS më 2005, për shkak se PS kishte 8 vjet në pushtet dhe për shkak se axhendën e futjes së Shqipërisë në NATO dhe BE nuk mund ta përfaqësonte simbolikisht partia që vinte nga PPSH, — kjo detantë e dytë Nano-Berisha u mbështet nga Elita dhe funksionoi; 3) Marrëveshja Berisha-Rama e vitit 2008, për ndryshimet kushtetuese në favor të liderit të maxhorancës dhe Kodi Zgjedhor i sponsorizuar nga Rama, me pikësynim kënaqjen e orekseve të tij të pa cak për pushtet dhe eliminimi i ferrave të partive të vogla, përfshirë edhe LSI-në (edhe kjo marrëveshje u bekua nga njerëzit e Elitës në Tiranë); 4) Marrëveshja Berisha-Nano e Vjenës e para disa kohëve, e cila ka kohë që funksionon heshturazi, por tash është drejt finalizimit, në varësi edhe të qëndrimit të Elitës për fatin e ardhshëm të Berishës, Nanos (Meta do t’vazhdojë të jetë faktor edhe në të ardhmen si një lavjerrës që do të shërbejë për balancat dhe ky është instrumenti kryesor i Elitës).
A do të ketë një marrëveshje tjetër Berisha-Rama? Kjo varet në përgjithësi nga Elita: nëse kjo mendon se Berisha duhet të largohet më 2013, kjo marrëveshje do të realizohet dhe nuk do të funksionojë marrëveshja e Vjenës, e cila ka qëllim të rikarikojë dy liderët e vjetër: Berisha dhe Meta të qeverisin së bashku dhe Nano të marrë Bashkinë e Tiranës (nuk besoj se Nano ka ambicie për President, pasi edhe ai edhe Berisha e dinë se ky post përcaktohet nga Elita, e cila nuk e ka/dëshiron/ruar Nanon në krye të shtetit, pasi kanë pasur së bashku të paktën dy ‘intifada’…). Nëse ndërkombëtarët do tregohen indiferentë në thelb ndaj fatit të Ramës, Berisha-Nano-Meta do ta qeverisin vendin edhe për 10-11 vjet të tjerë ndërsa Rama mundet që del nga loja politike pas zgjedhjeve lokale, pasi realisht ai e ka të pamundur të fitojë edhe demokratikisht me votim elektronik përpara kësaj aleance treshe. Rama e kupton se nëse dështon edhe me këtë formë ekstreme presioni, për të kërcënuar Qeverinë dhe njerëzit e Elitës në Tiranë, fati i tij politik është i errët.. Ndaj ai përdor bombat njerëzore dhe kërcënimin e tipit Ukrahinë për orientimin e Shqipërisë drejt lindjes, çka në fakt s’është gjë tjetër veçse një aventurë. Por në qoftë se z.Berisha i është dhënë apo do t’i jepet nga Elita sinjali ‘mjaft deri më 2013’ dhe ai, pas eksperiencës së njëjtë të hidhur të 1997-ës do të tregojë me ta dhe me Ramën muskujt dhe nuk do pranojë ta njohë hierarkinë dhe rregullat që ka vendosur Elita, atëherë bashkë me të gjithë shqiptarët, emri Berishë do të jetë humbësi më i madh i këtij konflikti. Humbësi i humbet të gjitha, fituesi ngelet në garën e errët politike. Por edhe Rama edhe Berisha e kanë të vështirë ta kuptojnë realisht se me kë është vërtet Elita. Qëllimin final e di vetëm ajo. Mos mendoni se Hitleri i sulmoi Poloninë dhe çekosllovakinë pa lejen e Elitës? Apo mos vallë Millosheviçi dhe S.Huseini i sulmuan pretë e tyre në ish Jugosllavi dhe Kuvajt pa lejen e Elitës? Pas 7-8 muajsh do të shohim shenjat e para se çfarë mendon Elita për 2013-ën. Këmbanat e krizës së sotme politike në Shqipëri nuk bien për 2009-ën por për liderin e 2013-ës. Ulja në tryezën Berisha-Rama tregon humbjen e ardhshme të Berishës dhe ardhjen e erës Rama. Mosulja në tavolinë midis këtyre të dyve, do të thotë mbarimi i erës Rama në politikën shqiptare, vetëm pas një viti. Të shohim se çfarë do të ndodhë nga kjo lojë që përcakton më së paku fatin e lidershipit politik të të dy krahëve të këtyre 10 vjetëve të ardhshëm në vend.