Lajm i pazakontë, kosovari vjedh lopë në Ugandë
Policia e Ugandës ka arrestuar Hasan Lubovën 34-vjeçar, shtetas kosovar, i cili së bashku me dy persona nga Uganda kanë vjedhur një lopë në stallën e klerikëve në fshatin Lungujja, afër qytetit Kampala.
Sipas informatës, padroni i lopës ishte zgjuar rreth orës 02:00 pas mesnate, pasi kishte dëgjuar britmën e lopës.
Pasi ai mori armën dhe doli jashtë, pa se i mungonte lopa dhe ka dalë për ta kërkuar.
Vetëm disa metra larg shtëpisë, që të tre kishin prerë lopën dhe ishin duke ndarë mishin.
Padroni i lopës Kammadah Kiyingi ka kërcënuar ata me armë dhe ka informuar policinë, e cila ka ngritur aktpadi për vjedhje.
Kosovari bashkë me dy shokët e tij gjenden në burgun e stacionit të policisë në Nateete.
Policia ka shpjeguar se për këtë akuzë, ata mund të dënohen me 4 vjet burgim, ose rrahje me shkop para publikut apo gjymtim të trupit.
(www.kosovalbaner.com)