Lajme nga bota.
Nju Jorku, OK,
Xhamisë në
“Ground Zero”
Pak metra larg “Ground Zero”, vendit ku dikur qëndronin Kullat Binjake në Nju Jork, do të ndërtohet një xhami. Projekti ambicioz për ndërtimin e qendrës së re, që përfshin edhe një qendër të kultit islamik me një sallë lutjesh, një pishinë, një palestër, një librari, një kafene dhe një auditor prej 500 vendesh, ka ndezur një debat të fortë në Nju Jork, ku shumë mendojnë se ndërtimi i një qendre islamike pak hapa larg simbolit të tragjedisë së 11 shtatorit nuk është fort i përshtatshëm. Grupi ekstrem racist “Anti-Defamation League” ishte kundër këtij projekti. Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin, e quajti projektin “provokim të kotë”. Qendra do të ndërtohet në një ndërtesë të vjetër të mesit të viteve ‘800 të mbyllur pas dëmeve të 11 shtatorit, që në atë kohë shërbente si magazinë. Projekti është mbështetur nga bashkiaku i Nju Jorkut, Michel Bloomberg, i cili shumë herë ka insistuar në rëndësinë e “tolerancës dhe lirisë së besimit” në Nju Jork.