Përmbytjet në Shkodër, 280 milionë lekë për fermerët
SHKODER/ RIDVAN DIBRA
Qeveria miraton dëmshpërblimin e fermerëve të Shkodrës për përmbytjet e fundit në këtë zonë. Një shumë prej 280 milionë lekësh do të kompensojë dëmet e shkaktuara në zonën e Nënshkodrës, për 2 mijë banorë.
Sipas drejtuesve të këshillit të qarkut, një vendim i tillë është marrë nga Qeveria në mbledhjen e saj të datës 30 qershor. Në këtë mbledhje është përcaktuar shuma e mësipërme, nga e cila do të përfitojnë rreth 2000 fermerë, të cilat u dëmtuan nga vërshimi i ujërave gjatë muajve mars dhe prill të këtij viti. Ndryshe nga përmbytja e parë, ku shuma e dëmshpërblimit u përballua nga buxheti i shtetit, kësaj radhe Qeveria ka vendosur që dëmshpërblimin duhet ta bëjë KESH-i. Kjo pasi përmbytja e dytë dhe e tretë e këtij viti në zonën e Nënshkodrës, sipas saj, ka ardhur si rezultat i proceseve teknologjike të kësaj kompanie dhe shkarkimeve të ujërave të tepërta, me qëllim ruajtjen e hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin. Grupet e punës të ngritura nga këshilli i qarkut Shkodër kanë bërë përcaktimin e vlerës së dëmeve sipas formularit 3, i ardhur si model nga Tirana. Ky formular ka të bëjë me dëmet në fushën e bujqësisë.
Mësohet se nga ky dëmshpërblim kanë përfituar edhe familjet e përmbytura herën e parë në zonat e çasit, Luarzit dhe Pentarit të komunës Velipojë. Këto zona janë përfshirë në shumën e mësipërme, pasi tokat e tyre kanë qenë nën ujë deri në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që procesin e vlerësimit të dëmeve ata e kanë për herë të parë. Pas përmbytjeve të para të muajit janar të këtij viti, ku u mbuluan nga uji rreth 15 mijë hektarë tokë në zonën e Nënshkodrës, sërish në muajt mars dhe prill pati përmbytje për shkak të shkarkimeve nga rezervat e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Përmbytjet e dyta dhe të treta kufizuan në rreth 6000 hektarë tokë në komunat Bushat, Ana e Malit, Dajç, dhe Velipojë. Fermerët pësuan dëme në kulturat e mbjella, ndaj në këto kushte u vendos që dëmshpërblimi të vazhdonte. Por në ndryshim nga përmbytja e parë e janarit të këtij viti ku dëmet janë përballuar nga buxheti i shtetit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që këtë radhë dëmi të shlyhet nga KESH-i si shkaktare e vërshimit të ujërave. Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Brendshme dhe Këshillin e Qarkut të Shkodrës për të organizuar punën që edhe ky vendim për kompensim të zbatohet. Sipas informacioneve nga administrata e Qarkut të Shkodrës, po punohet me Ministrinë e Financave për të filluar lëvrimin sa më parë të këtij fondi. Shpërndarja e parave për fermerët që përfitojnë dëmshpërblim do të bëhet sërish nga filialet e postës së Shkodrës.