E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi/Bamir Topi takon në Londër një shokun e vet

27-04-2012 / Gazeta 55



Bamir Topi kthehet në Atdhe.
Pas “një vizite pune” deri te “Cambridge Union Society” në Londër, ku nuk kuptohet cila ishte pjesa më “e vështirë” e kësaj “vizite pune”, mbajtja e ligjëratës apo dhënia e dekoratës, Bamir Topi ka tejkaluar Edi Ramën, në një vizitë të ngjashme në SHBA, i cili nuk pati mundësinë “e madhe” të jepte edhe ai ndonjë dekoratë.
Ah…, po…!
… Vizita e Bamir Topit në Londër u shfrytëzua edhe për të ndjekur nga televizioni ndeshjen gjysmëfinale të “Champions League” që zhvillohej në Barcelonë, midis Barcelonës dhe Chelsea-it…
Me gjithë “axhentën e ngjeshur”, vizita e Bamir Topit në Londër vetëm vend për hamendësim nuk linte se ajo të mund të ishte “vizitë zyrtare” si President.
Shkurt, Bamir Topi shkoi në Londër, takoi një shokun e vet që i sponsorizoi (jo aq financiarisht) këtë vizitë dhe u kthye “me sukses” në Atdhe.
Nuk kishte si të ndodhet ndryshe, apo të bënte më shumë.
Për aq kohë sa ai vetë me cilësinë e Presidentit mban peng emërimin e ambasadorit tonë në Londër, askush nuk mund “të lobojë” për konvertimin e vizitës së mundshme në Londër të Bamir Topit nga “vizitë pune” në “vizitë zyrtare”. Biles…, biles…, edhe në ambasadë shqiptare në Londër, nuk kishte kush ta priste, veç personelit të saj.
Nga ana tjetër, në kushtet e një mungese nga ana e Bamir Topit si President, i një
axhente të marrëdhënieve të mundshme ndërkombëtare të Presidencës shqiptare, vizita e tij (Bamir Topi) në Londër, nuk do të thotë se nuk “përmbushi” axhentën e tij (personale) politike.
Çfarë mund të bëjë më shumë ai në këto javë të fundit të mandatit si President?
Asgjë…!
… Veç shtimit në CV-në e tij edhe të faktit se mbajti një ligjëratë “për situatën aktuale në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore” në “Cambridge Union Society”, ku ligjëratë më së fundmi “mbi shpresën e tij për të ardhmen e vendit”, kishte mbajtur edhe Presidenti i parë i zgjedhur i Irakut, Xhalal Talabani…
… Me siguri, në një rast tjetër të mundshme, të një vizitë të mundshme në Barcelonë, vizita e Bamir Topit do të kishte qenë “më e suksesshme” në “Camp Nou”, ku mund të ndiqte “live” ndeshjen Barcelona – Chelsea…, kjo edhe si një dhuratë për veten, në 55-vjetorin e ditëlindjes së vet…

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›