E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, acari rrit cmimin e gazit

Fier- Ulja e ndjeshme e temperaturave gjate diteve te fundit dhe mungesa e energjise elektrike ka ndikuar ne rritjen e menjehershme te cmimit te gazit ne qytetet e Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Sipas konsumatoreve, ne pake dite cmimi ka shkuar ne 140 leke per liter. Sipas tregtareve, nje nga shkaqet ka qene edhe rritja e kerkeses per gazin e lengshem dhe e cmimit nga distributoret e medhenj. "E blejme me shtrenjte dhe jemi te detyruar qe ta shesim me shtrenjte", pohojne ata. Nga ana tjeter qytetaret kane deklaruar se e kane te domosdoshme te blejne lenden djegese per shkak se temperaturat kane shkuar nen zero dhe ne mbremje eshte mese i domosdoshem. "Korrent nuk kemi as per te gatuar dhe as te ngrohemi", u ankuan qytetaret per kete dukuri. "Edhe keta duan te perfitojne, por ne jemi te varfer dhe kjo na mundon", shprehet Sotiri, nje i moshuar rreth te 70-ve qe ka dale heret ne mengjes per te blere gaz. Cmimi i larte i gazit eshte pothuajse i paperballueshem per kategorine e te papuneve dhe pensionisteve. Kerkesat ne rritje per perdorim te gazit, ka shtyre edhe tregtaret drejt tendences se rritjes se cmimit deri ne masen 20 per qind dhe qe ndikon drejtperdrejt tek konsumatoret.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›