Atentati ndaj biznesmenit, ne pranga i dyshuari
Lezhe- Nje i dyshuar per plagosjen e pronarit te lokalit "Hepator" ne Lezhe nje muaj me pare eshte prangosur mengjesin e djeshem nga policia vendore. Operacioni i nisur rreth ores 20:00 te se shtunes ka perfunduar pas disa oresh me kapjen e Elton Nikulaj, i akuzuar per atentatin me pistolete ndaj Arben T., teksa biznesmeni po dilte nga lokali i tij ne Shengjin. Lokalizimi i te dyshuarit 25-vjecar u be ne nje apartament ne zonen e qytetit pas informacioneve te marra ne rruge operative. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare te policise se Lezhes, ndersa motivet e atentatit qe per fat te mire deshtoi, nuk jane zbardhur ende. Hetuesit dyshojne se shkak mund te jete bere nje konflikt i momentit mes dy paleve. Por pas ndalimit Nikulaj ka mohuar te jete autori i plagosjes. Policia i ka kaluar dosjen dje prokurorise per te vijuar hetimet e metejshme per ngjarjen e ndodhur nje muaj me pare ne Shengjin dhe dhenien e mases se sigurise.
A.B.
A.B.