E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vjosa" kap banden e hajduteve

Blerim Kore

Tepelene- Nje bande prej pese personash eshte goditur nga policia e Tepelenes dhe Gjirokastres, pasi dyshohen per bastisjen e shtepive dhe bizneseve te zones, ndersa u eshte kapur edhe nje sasi dinamiti. Operacioni eshte koduar me emrin "Vjosa", pasi aktiviteti i grupit shtrihej kryesisht ne luginen e ketij lumi. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare te policise, te cilat deklaruan se behet fjale per gjashte vjedhje serial brenda tre javeve te fundit. Te arrestuarit jane 38 vjecari Luan Caca, 27 vjecari Erjon Balliaj, Jonid Haxhiraj, 22 vjec, Haxhi Salaj, 26-vjec dhe 28 vjecari Klodjan Musara, te gjithe banues ne zonen e Tepelenes. Ndaj te dyshuarve eshte ngritur akuza per vepren penale te "vjedhjes se kryer ne bashkepunim" dhe ndaj pronarit te lokalit, Luan Caca, akuza per "mbajtje pa leje te lendeve plasese".

Sipas hetimeve te para dyshohet se te ndaluarit jane autore te 6 bastisjeve te lokaleve dhe banesave private kryesisht ne zonat malore te rrethit te Tepelenes. "Harta e ketyre ngjarjeve perfshin vjedhje prane zones se Ujit te Ftohte, ne fshatin Dhemblan, ne Nivice, Kalivac etj", thone ekspertet antikrim. Sulmi i pare nga grupi eshte realizuar ne daten 27 janar 2009, ne nje lokal ne Ujin e Ftohte, ndersa e fundit para prangosjes nga policia ne fshatin Kalivac, ne daten 10 shkurt 2009. Gjate ketij seriali bastisjesh, hajdutet kane vjedhur ne lokalet dhe banesat private ne total nje shume te hollash e cila kap vleren e 116 mije lekeve, 105 steka me cigare, 2 stabilizatore energjie, 40 karta rimbushese, aparate dixhitale, mallra ushqimore etj.

Sipas skemes se ngritur nga grupi hetimor ne lidhje me realizimin e ketyre vjedhjeve, te ndaluarit vepronin si nje grup kriminal i organizuar. Fillimisht hajdutet piketonin dyqanet qe ishin ne periferi te zonave te banuara, nderkohe qe vjedhjet e tyre realizoheshin kryesisht naten. "Te gjitha vjedhjet jane realizuar me thyerje. Hajdutet perdornin leva hekuri per te thyer drynat e dyqaneve apo shqyer dyert dhe dritaret dhe per te hyre ne mjediset e brendshme te lokaleve", thote njeri prej specialisteve antikrim, pjese e hetimeve per keto ngjarje. Me pas sendet e grabitura transportoheshin me automjetin tip "Benz 250", me targe TP 19 88 B, ne pronesi te Luan Caces. Mallrat e grabitura i fshihnin pjeserisht ne lokalin e ketij te fundit, ne qender te qytetit dhe pjesen tjeter neper banesat e tyre, sipas ndarjes qe benin pas cdo grabitje. Gjate kontrollit ne lokal, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale 4 kallepe dinamiti, gjithsej 800 grame dhe 26 metra fitil zjarrpercjelles.

Te dyshuarit mohojne, policia servir provat

Grupi hetimor ka marre ne pyetje pese te dyshuarit per bastisjen e gjashte banesave dhe lokaleve, por ata kane mohuar perfshirjen ne krim. Materialet sipas policise i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjirokaster, per veprime te metejshme per vepren penale te "vjedhjes kryer ne bashkepunim" dhe ne nje rast per "mbajtje pa leje te lendeve plasese". Policia tha se ka ne cilesine e proves pervec kallepeve me dinamit, edhe nje magnetofon, nje mulli kafeje te madh, nje aparat dixhital, steka me paketa cigaresh te markave te ndryshme, pije energjike, freskuese, 80 litra raki, 2 stabilizatore energjie, 2 telefona celulare si dhe automjeti qe perdorej gjate grabitjeve.

Te arrestuarit

Luan Caca. 38 vjec

Erjon Balliaj, 27 vjec

Jonid Haxhiraj, 22 vjec

Haxhi Salaj, 26-vjec

Klodjan Musara, 28 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›