E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori: Pro bashkëpunimit me LSI-në

 

Kandidati për kryetar PS-je, Maqo Lakrori deklaroi se është për bashkimin e së majtës, duke nënkuptuar edhe bashkëpunimin me LSI-në. “Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem e mendimit ndryshe për shumë gjëra në parti, i shikoj sipas mënyrës dhe logjikës time, por në fund zbatoj vendimet e shumicës të kryesisë dhe të shumicës së majtë”, tha Lakrori. Ndryshe nga Edi Rama, Lakrori u shpreh se është kundër bojkotit dhe hyrjes në Parlament pa vendosur kushte.
“Unë jam kundër vazhdimit të bojkotit, deputetët tanë duhet të futen në të ardhmen në sallë, për të vazhduar debatin në Kuvend, për të marrë pjesë në komisione, si dhe për të kundërshtuar pozitën aty ku e ka gabim. PS e realizoi me sukses bojkotin, por në të ardhmen duhet shkuar në parlament për të përfaqësuar shqiptarët që na votuan, ne nuk mund ta lemë Berishën të miratojë ligjet si do ai”, tha Lakrori. Ai shtoi se “ne duhet të çojmë zërin e shqiptarëve në Parlament, ne po kërkojmë të drejtën tonë e hapjes së kutive të Votimit, por po s’e kërkuam në Parlament ne, kush do ta kërkojë nga ana zyrtare dhe parlamentare, kush do t’u thotë në parlament se ju s’dini të qeverisni”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›