Lala e bën “sefte” për vitin 2009Energi Kotbusi i Ervin Skelës vazhdoi rrëshqitjen drejt Bundesigës 2, pasi humbi në në shtëpi 2-0 më Këlnin. Karlsruhe e Edmond Kapllanit humbi 1-0 në transfertë me Bajernin.

Altin Lala e bën “sefte” për këtë vit. Mesfushori i Hanoverit dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare hyri në lojë në minutën e 90-të në barzimin e rëndësishëm në transfertë të skuadrës së tij me Hofenhajmin (2-2).
Energi Kotbusi i Ervin Skelës vazhdoi rrëshqitjen drejt Bundesigës 2, pasi humbi në në shtëpi 2-0 më Këlnin. Skela rrezikoi në minutën e dytë të takimit, ndërsa në minutën e 83-të ekzekutoi bukur një goditje të lirë.
Karlsruhe e Edmond Kapllanit humbi 1-0 në transfertë me Bajernin. Sulmuesi durrsak hyri si zëvendësues në minutën e 77-të në vend të Freis.
Të premten Bokumi i Mërgim Mavrajt fitoi 1-0 në transfertë me Borusian e Munshnegladbahun. Mbrojtësi shqiptar, i rikthyer nga pezullimi luajti për 90 minuta të plota.
UKRAINË
Zarja Lugansk i Parid Xhihanit fitoi 2-1 me Cernemorets në kampionatin ukrainas. Sulmuesi kavajas u zëvendësua në minutën e 72-të nga Antonov.
Të dielën, Harkov luan me Krivbasin e Hidit, Bylykbashit e Hidit, ndërsa Shahktar Dontesk do të presë në shtëpi Vorsklën e Currit, Dallkut e Januzit.
E Shtune, 21 Mars 2009