E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, sa lehtë fiton me ApoloninëRekordmenët e Shqipërisë shënuan nga një gol në çdo pjesë, por jo nga vija e parë, por nga zona e mesfushës shkatërruese (Bledar Devolli në minutën e 31-të ) e ajo ofensive (Devi Muka, në të 75’). Në dy takime

Pa golashënuesin më të mirë të kampionatit, Migen Memellin (të pezulluar), Tirana arriti t’i imponohet për herë të tretë Apolonisë, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 në “Qemal Stafa” e ruajtur vendin e parë, pas ndeshjeve të javës së 25-të të Kategorisë Superiore.

Rekordmenët e Shqipërisë shënuan nga një gol në çdo pjesë, por jo nga vija e parë, por nga zona e mesfushës shkatërruese (Bledar Devolli në minutën e 31-të ) e ajo ofensive (Devi Muka, në të 75’).

Si për gjirokastritin Bledar Devolli ashtu dhe për vlonjatin Devi Muka, golat kundër Apolonisë ishin të dytët sezonalë.

Në dy takimet e mëparshme kundër Apolonisë, Tirana ka fituar 2-0 (faza e parë në Fier) dhe 3-0 (faza e dytë në kryeqytet), duke mos pësuar asnjë gol në tri takimet kundër fierakëve.

Apolonia e drejtuar nga serbo-boshnjaku Esad Karishik, tashmë renditet në vendin e 11-të, në zonën “frigoferike” që të çon direkt në Kategorinë e Parë.

Për Tiranën kjo ishte fitorja e 50-të në 68 ndeshje historike me Apoloninë (13 fitore, 5 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 25
21.03.2009, ora 15:30

Tirana-Apolonia         2-0
Vllaznia-Flamurtari    3-1
Dinamo-Elbasani        2-0
Shkumbini-Partizani    0-1
Besa-Teuta         2-0
Lushnja-Bylis         1-0

E Shtune, 21 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›