E Diel, 1 Nëntor 2026

Hani argëtohet me Bakajn e VrapinMesfushori i talentuar Elis Bakaj realizoi një eurogol në minutën e 22-të, ndërkohë që Sebino Plaku shënoi nga një goditje e lirë në minutën e 89-të, duke bërë të pavlefshëm orvatjen e “portierit” Vrapi. Për Pl

Dinamo u rikthye te fitorja, teksa “mysafiri VIP”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, u argëtua me lojtarët e thirrur prej tij në Kombëtare, si me golin e Elis Bakajt të Dinamos ashtu dhe me rolin si portier i detyruar i Elbasanit, të Endri Vrapit.

Formacioni i Shkëlqim Muçës, i eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe një javë të zezë në Vlorë, dominoi gjithë takimin në fitoren me Elbasanin (2-0), një ndeshje me faza tensioni pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit verdheblu, Alfred Osmani në minutën e 89-të.

Mesfushori i talentuar Elis Bakaj realizoi një eurogol në minutën e 22-të, ndërkohë që Sebino Plaku shënoi nga një goditje e lirë në minutën e 89-të, duke bërë të pavlefshëm orvatjen e “portierit” Vrapi.

Për Plakun ky ishte goli i tij i 14-të sezonal, duke u barazuar me sulmuesin e Tiranës e Kombëtares shqiptare, Migen Memellin.

Dinamo (44 pikë) e ruajti diferencën -4 pikë nga bashkëkryesuesit, Tirana e Vllaznia (48 pikë), ndërkohë që kundër verdhebluve regjistroi fitoren jubilare të 50-të në 114 ndeshje historike (19 fitore Elbasani, 45 barazime).

Elbasani, duket se po përjeton një krizë të madhe rezultatesh, teksa dhe trajneri zëvendësues Faruk Sejdini, ende nuk e ka shijuar fitoren e parë edhe pse drejton prej gjashtë javësh verdheblutë.

Elbasani, me shpenzime të mëdha në merkaton dimërore (rreth 200 mijë euro) i eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, tani me 27 pikë në 25 javë,  i duhet të luftojë për mbijetësë në Kategorinë Superiore.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 25
21.03.2009, ora 15:30

Tirana-Apolonia         2-0
Vllaznia-Flamurtari    3-1
Dinamo-Elbasani        2-0
Shkumbini-Partizani    0-1
Besa-Teuta         2-0
Lushnja-Bylis         1-0

RENDITJA PAS JAVES XXV
1. Tirana            48
2. Vllaznia        48
3. Dinamo            44
4. Shkumbini        38
5. Besa            37
6. Teuta            32
7. Partizani        29
8. Flamurtari        29
9. Elbasani        27
10.Lushnja            25
11.Apolonia        24
12.Bylis            23

E Shtune, 21 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›