E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala fiton, por humbet rast per gol

Hanoveri i kapitenit të Kombëtares shqiptare , Altin Lala, fitoi në shtëpi me Borusian e Dortmundit (2-1). Golat për Hanoverin u shënuan nga Huzhti (54', me penallti) dhe Kristian Shulc (73'). Për miqtë shkurtoi rezultatin Florian Kringe (79'). Lala luajti nga minuta e parë - trajneri Heking preferoi shqiptarin në vend të Balitc - dhe deri në përfundim të takimit. Në minutën e 69-të, Lala pati një shans të mirë për të realizuar kur goditi nga 15 metra. Të premten Kotbusi i Skelës fitoi 1-0 me Shalken. Sot do të luhen Bokum-Volfsburg dhe Karlsruhe-Dusiburg dhe Kapllani pritet ta nisë nga stoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›