E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallku humbet dhe merr te kuqe

Vorskla Poltava ku luajnë dy futbollsitët e Kombëtares shqiptare Debatik Curri dhe Armend Dallku humbi në transfertë 2-0 me Naftovik. Nëse Curri arriti ta përfundojë takimin, Dallku u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të. Armendi fillimisht mori karton të verdhë dhe pas protestës ndaj gjyqtarit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq. Në minutën e 69-të hyri në lojë edhe talenti Ahmed Jonuzi. Sot Krivbasi i shqiptarëve Hidi, Ndreka, Bylykbashi e Bulku do të luajë kundër Cernemoren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›