E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala, në biznesin e farmaceutikëve

Edhe pse ka ende edhe disa vjet për të luajtur në nivele të larta, Altin Lala po planifikon përpara kohe se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli. Së fundmi, mesfushori shqiptar ka arritur akordin me "Drogeriemarkt-Kette Rossman", e cila operon me shumë sukses në tregun e farmaceutikëve. Kompania gjermane, që sipas statistikave të vitit të fundit është e treta për nga madhësia në Gjermani, ka një zinxhir të madh supermarketesh dhe tashmë synon të futet edhe në tregun e Evropës Lindore. Sipas faqes elektronike, "pr-inside", presidenti i kësaj kompanie, Rosman dhe Lala kanë arritur një marrëveshje që produktet të shiten edhe në Shqipëri. Supermarketi i parë për ilaçe brenda 28 mijë kilometrave katrorë pritet që të hapet brenda këtij viti dhe më pas ai mund të shoqërohet nga dyqane të tjera. Kompania "Drogeriemarkt-Kette Rossman" ka 1280 markete të shpërndara në të gjithë Gjermaninë, ku aktualisht janë të punësuar 14 mijë persona dhe ajo planifikon që të hapë edhe 120 të tjera. Xhiro vjetore e kësaj kompanie që operon edhe në nëntë vende të tjera evropiane (Austri, Zvicër, Britani e Madhe, Sllovaki, Greqi, Spanjë, Slloveni, Belgjikë e Holandë), për një total prej 105 mijë pikash shitjeje, është plotë 3.2 miliardë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›