E Diel, 1 Nëntor 2026

Tare “luan” me të gjithë, nga Lacio... tek InteriIsh-kapiteni i Kombëtares shqiptare i ka hyrë seriozisht punës për të qenë një menaxher profesionist dhe është duke ndjekur Universitetin e Koverçanos në Itali për të marrë edhe licencën përkatës

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, është shndërruar në një personazh të merkatos, jo të futbollistëve, por në atë të tavolinës, pra të menaxherit të klubit bardhekaltër. Tare pritet të udhëtojë edhe drejt Milanos për të biseduar me drejtuesit e Interit për shitjen e mbrojtësit të majtë Kolarov, pas interesimit të skuadrës së Moratit. Çmimi i lojtarit mendohet të jetë 8-10 milionë euro. Nga ana tjëtër, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka paralajmëruar të gjitha klubet që janë në kërkim të maqedonasit Goran Pandev se duhet të paguajnë 18-19 milionë euro për të pasur shërbimet e tij. “Pandev ka dëshirë që të ndryshojë skuadër në sezonin e ardhshëm dhe në do tia plotësojmë dëshirën, - është shprehur ish-sulmuesi i Lacios dhe Breshias në mikrofonin e radios “Kiss Kiss Napoli”, - Çmimi i lojtarit? Napoli pagoi 18,5 milionë euro për Kualjarelën, i cili është një sulmues shumë i mirë dhe besoj se Pandev nuk vlen më pak se ai. Nuk mund të them se kur mund të largohet Pandev pasi në futbollin e sotëm mund të ndodhë gjithçka shumë shpejt. Ju e patë vetë më Kakanë që u largua në pak ditë”. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare i ka hyrë seriozisht punës për të qenë një menaxher profesionist dhe është duke ndjekur Universitetin e Koverçanos në Itali për të marrë edhe licencën përkatëse. Lajmi jepet nga faqja Laroma24.it. Në program janë marrëdhëniet midis drejtorit sportiv e shoqërisë, ato me lojtarët dhe të karakterit administrativ të klubit

E Merkure, 24 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›