Lamberto Zannier; Misioni Negociator mes komuniteteve
Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, i tha BBC-së se UNMIK-u ndoshta mund të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për një kohë edhe më të gjatë nga ç'u mendua në fillim. Ai tha se misioni evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, duhet të përpiqet që të vendoset vetë në tërë territorin e Kosovës duke i ofruar atij një ombrellë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Sipas tij, BE-ja duhet t'i tregojë Beogradit dhe serbëve të Kosovës në terren, se do të kenë një avantazh me vendosjen e misionit evropian. Zoti Zannier gjithashtu ka thënë se ai ka ende përgjegjësitë ekzekutive të rezervuara në Kosovë dhe se sheh hapësirë për përdorimin e tyre, kryesisht në fushën e rendit dhe të ligjit. Sipas tij, dialogu Prishtinë-Beograd nuk është dialog në përpjekje për të arritur marrëveshje për një numër parimesh, por dialog për të zgjidhur problemet në terren.
Zoti Zannier, pse vendoset të merrnit mandatin e kryeadministratorit të Kosovës?
Mendoj se kjo punë është sfiduese për çdo diplomat. Mendoj se marrja me çështjet që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë në Ballkan, dhe posaçërisht me pjesën evropiane të një nëpunësi italian. Unë personalisht vij nga verilindja e Italisë dhe kam kryer studimet në Trieste, në kohën kur ishte ende gjallë ish-Jugosllavia dhe jam shumë i familjarizuar me mjedisin në Ballkan. Megjithëse kam shërbyer në shumë vende të botës, unë gjithnjë kam qenë i interesuar për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Atë minutë kur m'u dha mundësia, mendova se do të ishte shumë interesante, megjithëse më duhet ta pranoj pas një muaji në këtë post, se është një punë shumë sfiduese.
Ishte e vështirë për ju të merrnit këtë vendim?
Është e komplikuar për shumë arsye. Për arsye personale, sepse më është dashur ta lë familjen time në Itali, dhe kjo kërkon tani përpjekje nga të gjithë. Është gjithashtu e komplikuar, sepse është një mënyrë tjetër e veprimit, jo sipas sistemit italian dhe më duhet ta distancoj veten edhe nga perspektiva kombëtare. Është gjithnjë një sfidë për ta ndryshuar në mënyrë dramatike perspektivën në mënyrën se si vepron. Por në të njëjtën, kohë ju sjell në një rol dhe funksion të ri, dhe unë isha javën e kaluar në OKB dhe është një përvojë e pasur, do të thosha, nga pikëpamja personale.
E keni pyetur familjen nëse ata do të pajtohen me vendimin për të ardhur në Kosovë, duke marrë parasysh gjendjen këtu, të gjitha ngjarjet në të kaluarën?
Kishte pak edhe shqetësime dhe sigurisht ishte negociatë më e vështirë sesa ato të muajit të fundit këtu. Unë provoj të jem në kontakt me ta sa më shpesh që të jetë e mundur, por nuk ka shqetësime sa i përket aspektit të sigurisë. Një nga punët e mira të zhvillimit në Kosovë në këtë periudhë është se duke mos u ndikuar nga zhvillimet e ndërlikuara politike, situata e sigurisë mbetet e mirë. Ne kishim disa shqetësime, por ato asnjëherë nuk u materializuan dhe qytetarët u sollën me shumë përgjegjësi përgjatë gjithë kohës kalimtare. Siç e dimë, kjo periudhë kalimtare gjithnjë mund të jetë e vështirë dhe me rreziqe të mundshme.
Kryeadministratori Ruecker pati deklaruar para se të largohej se është kryeadministratori i fundit tradicional. Cili është dallimi mes jush dhe të gjithë shefave të tjerë të mëparshëm?
Ju e thatë vetë, unë jam njeriu i tranzicionit, të një tranzicioni drejt një rezultati përfundimtar tek i cili ne nuk i shohim ende saktësisht elementet. Roli im është, dhe këtë e konfirmoj, nga ana tjetër e tranzicionit në UNMIK. Për dallim nga paraardhësit e mi, roli im është i ndryshëm. UNMIK-u nuk e administron Kosovën më dhe nuk ka hapësirë për të që ta bëjë një gjë të tillë. Kjo është një nga çështjet që kam nënvizuar në KS të OKB-së. Unë mbaj përgjegjësitë ekzekutive, por mënyra se si i zbatoj ato është tjetër. Ka më shumë konsultime të përfshira, dhe unë përpiqem ta bëj me një transparencë të plotë, dhe ky është stili im, për të siguruar se ka një pranim në atë masë sa është e mundshme për vendimet që do të marr dhe nuk dua që ta kap në befasi askënd. Në rrethana të caktuara unë do të duhet të marr vendime dhe të jap zgjidhje dhe kur të vijë koha do ta bëj këtë. Kjo meqë unë duhet të pranoj disa përgjegjësi, por roli im është shumë i ndryshëm dhe është më shumë politik, ashtu si e shoh unë.
Kur ishit në KS të OKB-së javën e kaluar, fjalimi juaj u pa madje edhe këtu në Kosovë si një fjalim i një njeriu të dëshpëruar...
E cilësoj atë si një fjalim real. Ndoshta, ata që panë nota të dëshpërimit në atë që unë thashë, vinin nga situata sepse e kanë parë rolin tim si të paraardhësve të mi. Qëllimi im ishte pikërisht ai, se roli im ishte tjetër. Unë nuk jam i dëshpëruar, sepse e cilësoj punën time tani shumë më interesante se sa atë të paraardhësve të mi. Po heq nga barra çështjet administrative dhe po marr gjithnjë e më shumë rolin politik, një rol të ndërmjetësit, një urë mes komuniteteve. Është e vështirë, meqë të përball me kritikat nga të gjitha palët, por është shumë i gjallë përveç faktit se të pasuron përvojën. Mendoj se është një rol i dobishëm dhe njerëzit në terren e pranojnë këtë dhe marr shpesh edhe njoftime prapa nga palët.
A është roli juaj që ta impononi vendimin tuaj për institucionet e Kosovës, marrë parasysh se ato e kanë shpallur pavarësinë? Cili është pozicioni juaj tani. Mund të merrni vendime që do të respektohen nga institucionet kosovare?
Sikur e thashë, përgjegjësitë ekzekutive janë aty dhe unë shoh hapësirë për përdorimin e këtyre përgjegjësive kryesisht në fushën e rendit dhe të ligjit. Unë i zbatoj ato në konsulta me autoritetet e Prishtinës apo me palët. Këto konsultime tani duken si informacione të kaluara, por pastaj unë duhet ta gjej rrugën time kur e shoh se vendimet që duhet të marr janë të domosdoshme. Unë mora të mërkurën një vendim për ta zgjeruar zonën mbrojtëse përreth manastirit të Deçanit. Unë respektoj rrugën gjyqësore për këtë, por në të njëjtën kohë duhet të llogarisim edhe vendimet ekzekutive që kemi marrë dhe faktet që ekzistojnë sipas ligjit. Pra, ky është vetëm një shembull, por unë nuk dua t'u iki përgjegjësive të mia. Mirëpo ndonjëherë më duhet të hap rrugën time për të siguruar se veprimet që kam marrë janë përcjellë me zhvillime konkrete në terren. Kështu nuk është gjithnjë, por unë duhet të bëj trysni shtesë ose përpjekje për t'i zbatuar vendimet e mia.
Këtu në Kosovë kemi fuqi të ndryshme, OKB-ja që është ende në Kosovë, pastaj EULEX-i që është gati për të filluar punën në Kosovë dhe disa fuqi të tjera, institucionet e Kosovës, ICO, etj. Cila do të jetë e para. A keni vendosur me BE-në se si do të punoni me EULEX-in?
Po. Me BE-në kemi pasur shumë konsultime. Më lejoni t'ju them se organizata të ndryshme këtu përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi. EULEX-i në veçanti përfaqëson perspektivën evropiane dhe zbatimin e saj në terren. Unë mendoj se në përgjithësi, po të kemi parasysh rolin që do të ketë, e konsideroj rolin e EULEX-it në terren si diçka të mirë. Vetë Serbia, e kemi parë pas zgjedhjeve të fundit dëshiron të afrohet me Evropën, prandaj ata duhet të thellojnë dhe dialogun e tyre me Brukselin për çdo gjë. Edhe roli i Bashkimit Evropian, jo vetëm për sa u përket programeve të komisionit dhe negociatave që duhet të zhvillohen përpara se eventualisht Kosova të anëtarësohet, kjo përfshinë gjithashtu rolin e BE-së në rajon dhe roli i EULEX-it, është i lidhur me këtë. Pra, unë e shoh këtë si diçka që BE-ja duhet të përpiqet të kryejë këtë proces negociatash dhe rolin e saj në terren. Nga perspektiva ime, unë jam këtu duke përfaqësuar Këshillin e Sigurimit, duke ndjekur direktivat e Sekretarit të Përgjithshëm dhe duke u bazuar në rezolutën 1244. Dhe ajo që shoh unë në këtë pikë është se ky kuadër i 1244-ës është ende shumë i rëndësishëm për të lehtësuar ndërveprimin midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë.
Dhe, për sa kohë që 1244-a i shërben këtij qëllimi - dhe EULEX-i ka synimin që të veprojnë në rezolutën 1244 dhe EULEX-i mund të përfitojë për të lançuar veten nën këtë ombrellë politike, siç e quajmë ne, unë shoh një rol për UNMIK-un. Pastaj, me kalimin e kohës, ndërsa EULEX-i vendoset më mirë - do na duhet të shohim si do të shkojnë punët dhe roli i UNMIK-ut si rezultat do të zvogëlohet.
Pra, OKB-ja do ta ndihmojë EULEX-in që të vendoset në pjesën veriore të Kosovës, dhe në marrëveshje, si të themi me Beogradin?
Dua të them se EULEX-i duhet të vendoset vetë. Negociatat me Beogradin, negociatat me veriun, nuk janë diçka për të cilën unë mund të negocioj në emër të EULEX-it, por unë, sigurisht që mund jem i dobishëm, duke inkurajuar së pari një perspektivë evropiane që siç e thashë është e dobishme për rajonin, dhe së dyti duke ofruar ombrellën e 1244-ës.
Pastaj i takon Bashkimit Evropian për të vendosur që ta akomodojë veten për të gjetur rregullimet e nevojshme. Ne jemi në proces negocimi me ta, ne gjithashtu po u ofrojmë mbështetje logjistike dhe shërbime. Me procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut ne kemi ambiente dhe pajisje që do t'ia kalojmë EULEX-it.
Por, si do ta merrni Rusinë në bord këtu në Kosovë, brenda OKB-së, apo me EULEX-in që të punojnë së bashku në veri dhe në rajonet e tjera?
Është e rëndësishme që t'i kemi të gjithë në bord, përfshirë edhe Rusinë si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Në anën e EULEX-it, e them përsëri, ajo që mund t'i ofroj unë është ombrella e OKB-së, që do të thotë gjithashtu mbështetje e EULEX-it për t'u dislokuar deri në atë masë që përputhet me rezolutën 1244, që është mandati im.
Si do t'i bindni serbët të pranojnë EULEX-in, nën ombrellën e 1244-ës, edhe në rajonet ku jetojnë serbët?
Kjo mbetet diçka që evropianët duhet ta bëjnë vetë. Evropianët duhet të bindin serbët, unë mund të ofroj vetëm kushtet kuadër, konform rezolutës 1244, por unë nuk mund t'ua imponoj EULEX-in serbëve, nuk e shoh këtë si rolin tim. Pra, është Evropa që duhet të shesë veten, t'i tregojë Beogradit dhe serbëve të Kosovës në terren, se do të kenë një avantazh, dhe EULEX-i është atje që të shohë interesat e veta.
Ju jeni takuar me zyrtarët në Beograd, por Prishtina thotë se nuk është roli juaj për të negociuar me Beogradin për ndonjë gjë. Pra, cili është kuptimi për t'i takuar palët, kur njëra palë thotë se nuk mund të negocioni?
Këtu ka dy pika. Së pari, unë kam një mandat nga Sekretari i Përgjithshëm për të diskutuar një numër çështjesh dhe këto i janë përçuar autoriteteve në Prishtinë dhe Presidentit serb. Pra, në fakt, unë kam një mandat zyrtar nga shefi im për ta bërë këtë. Pra, kjo në vetvete është një arsye e mirë që të filloj ta zbatoj. Arsyeja e dytë është se unë jam personalisht i bindur se, nëse ke probleme për të zgjidhur, dhe ne kemi shumë përreth, mënyra më e mirë për t'i trajtuar është nëpërmjet dialogut. Prandaj, unë thashë se menjëherë se isha i hapur për të udhëtuar në Beograd, dhe unë shkova atje dhe kemi filluar të angazhohemi në dialog, dhe unë po e bëj këtë me shumë transparencë kundrejt autoriteteve në Prishtinë. Është e qartë se ka vështirësi, sinjalet që kam marrë në Beograd është se në këtë pikë nuk ka vullnet për t'u ulur rreth tryezës me palën kosovare. Këtu unë shoh një farë distance nga ky proces. Por nuk po dëgjoj ndonjë zhurmë që të më dekurajojnë për ecur përpara. Kështu që mendoj se në këtë pikë po më vëzhgojnë. Po bëj një lloj diplomacie të ecejakeve, nëse do ta përshkruanit kështu. Pra, unë po shoh nga të dyja anët, se çfarë çështjesh janë të interesuar të diskutojnë, cilat janë përparësitë e tyre, si duan t'i trajtojnë ato. Po krijoj një grup ekspertësh, me njerëzit e mi që bëjnë ecejake, që flasin me njerëz, i eksplorojnë çështjet më në hollësi, për të parë nëse ka ndonjë gjë me të cilën mund të merremi dhe të përpiqemi të trajtojmë problemet në fusha të ndryshme. Sinqerisht, mendoj se mund të krijojmë një shtytje të mjaftueshme në këtë proces për të sjellë rreth tryezës njerëz nga Beogradi dhe Prishtina, ndoshta jo në nivelin politik, ndoshta në nivelin teknik, por të ketë diçka të mjaftueshme për mua për ta filluar procesin e bashkëpunimit për të zgjidhur problemet, sigurisht, duke mos u zhytur në çështjen më të madhe të statusit, që ta them sinqerisht, unë nuk dua ta prek.
Më lejoni t'ju bëj një pyetje konkrete. Do të doni ju përfshirje të Beogradit në Kosovën veriore dhe si do të donit ju që Beogradi t'i zgjidhte këto çështje atje?
Disa nga çështjet atje nuk mund të adresohen dot pa pjesëmarrje të Beogradit, siç është për shembull çështja e doganave. Mendimi im është se nuk mund të flasësh për doganat pa pasur Serbinë pjesëmarrëse pasi dogana është diçka që kërkon operime nga të dy anët e kufirit. Pikëpamja ime, po të jap një shembull nga doganat, është se kjo çështje duhet depolitizuar. Ju mund të krijoni zona doganore pavarësisht territorit të një vendi. Kështu që le të punojmë në çështje praktike, le të punojmë në zonat doganore. Kjo do të krijojë iniciativa për të gjithë dhe avantazhe për të gjithë, certifikata të origjinës së mallrave, pranim të plotë të kornizës operuese ekonomike rajonale, por edhe më gjerë dhe dhënien fund të trafikimit ilegal e gjëra të tilla. Unë mendoj se ka kushte për t'u përpjekur për të punuar me të gjithë, përfshirë Beogradin për të zgjidhur disa nga çështjet edhe kur këto kanë lidhje me Kosovën dhe disa pjesë të territorit të Kosovës. Nga ana tjetër, unë përpiqem që t'i bëj këto në transparencë, në bashkëpunim me komunitetet vendase, pra natyrisht unë po flas me njerëzit në veri dhe jam në dijeni të objektivave dhe prioriteteve të mia.
Më lejoni t'ju pyes për rikonfigurimin e UNMIK-ut. Shumë po flitet se afati përfundimtar është tetori për rikonfigurimin e UNMIK-ut. Kur prisni se do të ndodhë kjo gjë? Kur prisni që të largoheni nga Kosova?
Çështja e rikonfigurimit është kthyer disi, si ta quaj, një fjalë kyçe për diçka që është më fluide, është një proces. Ne e filluam këtë në fund të qershorit. Unë mora udhëzime nga Nju Jorku për ta filluar këtë gjë. Na u deshën 3-4 javë për zhvillimin e një plani. Është një propozim shumë i detajuar që gjendet në Nju Jork. Unë fola me Nju Jorkun të mërkurën se në përgjithësi ishte i pranueshëm dhe unë do të marr urdhrin marshues në ditët e ardhshme. Në fillim të gushtit fatkeqësisht unë do të dërgoj disa letra për të larguar disa anëtarë të stafit tim dhe do të kujdesem për to për sa i përket punësimit të tyre të ardhshëm. Do të uroja ta bëja këtë për të gjithë. Numri që do të largohet do të jetë i madh. UNMIK-u në fund të vitit do të jetë shumë, shumë më i vogël nga ai që shihni sot. Por siç e shoh unë, ai do të jetë më relevant për detyrat e reja. Nga ai moment e më pas, roli dhe struktura e UNMIK-ut do të varet shumë edhe nga mënyra se si aktorët e tjerë do të paraqitin vetveten. Dhe së pari EULEX. Nëse, siç shpresoj unë personalisht, EULEX arrin të vendoset si duhet në territorin e Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës, atëherë ne do të largojmë operacionet e tjera të UNMIKU-t që unë po i mbaj tani në gatishmëri. Pasi nëse ka probleme për dislokimin e EULEX-it, atëherë mua do më duhet të mbaj njerëzit e mi, sidomos në fushat e policisë dhe drejtësisë. Unë dua të shmang situatën kur të kem personel vetëm të specializuar. Kjo do të thotë që nëse unë mbaj policinë, atëherë duhet ta mbaj për gjithë Kosovën. Megjithëse do të përqendroj vëmendjen time në disa zona të caktuara, por do të thosha që do të ishte diçka e pafat po të kemi një dislokim pjesë-pjesë të organizatës sipas zonave etnike.
Por nuk më jeni përgjigjur se kur prisni që me saktësi të largoheni?
Siç thashë, është punë në progres. Ne do të na duhet të bëjmë kontrolle përgjatë rrugës. Udhëzimi përfundimtar për rikonfigurimin do të vijë nga Nju Jorku. Dëshirat e autoriteteve të Prishtinës dihen mjaft mirë në Nju Jork. Ajo çka ndiej unë është se për momentin ka një dëshirë të madhe në Këshillin e Sigurimit që UNMIK të vazhdojë të qëndrojë. Që do të thotë se ndërsa rikonfigurimi vazhdon dhe UNMIK kthehet në një operacion tjetër, ai ndoshta mund të vazhdojë të qëndrojë për një kohë më të gjatë nga ç'u mendua në fillim edhe me dislokimin e plotë të EULEX-it. Nëse në këtë pikë do të merret vendim në KS për rolin e ardhshëm apo çka mund të pasojë 1244 apo çfarë tjetër, është e pamundur për mua ta them tani. Por natyrisht, një element monitorimi dhe raportimi do të vazhdojë për ca kohë. Kjo varet gjithashtu edhe nga zhvillimet e tjera, siç thashë dislokimi i organizatave të tjera, por edhe çështja e njohjes së Kosovës. Ne na duhet të shohim se si do të vazhdojë kjo gjë si dhe shkallën në të cilën Kosova mund të jetë e pranishme dhe të përfaqësojë veten në mënyrë autonome në arenën ndërkombëtare, në OKB dhe në organizata të tjera kyçe. Përndryshe, unë kam mendimin se UNMIK do të vazhdojë të luajë rol. Dhe ndoshta ky rol do të jetë i dobishëm për Kosovën në inkurajimin e profilit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pra le të shohim si do të rrjedhin gjërat. Ndoshta në një pikë vetë autoritetet e Kosovës do të arrijnë në konkluzionin se një UNMIK që nga perspektiva e tyre nuk ndërhyn në administratën e vendit por është më tepër fytyra jashtë Kosovës,që ndihmon Kosovën të prezantojë fytyrën, mund të jetë në interes të autoriteteve këtu. Kjo në këtë moment mund të them është spekulim dhe duhet rikontrolluar, ndërsa ne ecim përpara. Është në njëfarë mënyre edhe një pikëpamje italiane po të doni, alergji ndaj planeve afatgjata. Ne kemi një kurs. Ne e ndjekim këtë kurs. Kursi është rikonfigurimi. Ne do të qëndrojmë në këtë kurs. Dhe në një pikë do të verifikojmë se ku po shkojmë dhe kush do të jenë hapat e tjerë.