Withers, banorëve: Mos ndërtoni në Gërdec
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, si dhe ambasadori amerikan në Tiranë John Withers, kanë vizituar zonën e prekur nga tragjedia në Gërdec si dhe kanë inspektuar rindërtimin e shtëpive dhe pastrimin e zonës. Gjatë kësaj vizite, ambasadori Withers ka folur me banorët si dhe me ekspertët për sa i përket sigurisë në fshatin Gërdec, por nuk kanë ndarë të dy mendim të njëjtë për sigurinë e këtij fshati. Ambasadori Withers tha se zona ende nuk është e sigurtë për të ndërtuar pasi sipas tij, ende ka probleme me sigurinë dhe mjedisin. “Mund t’ju jap vetëm mendimin tim, por mendimi im është që kjo zonë nuk është bërë e sigurt ende. Mendoj që po ndërtoni tepër pranë materialesh që janë ende shumë të rrezikshme. Gjithçka mund t’ju them është që është tepër herët për të rindërtuar këtu. Por ky është vetëm mendimi im. Duhet të pyesni njerëzit që janë më ekspertë sesa unë”, - tha Withers. Por nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Oketa tha se zona është e sigurtë. “Nuk kemi pasur të dhëna që zona ka ndotje mjedisore”, - tha Oketa. Më tej ambasadori amerikan Withers nuk komentoi zhvillimet e fundit apo deklaratën e diplomatit amerikan për sa u përket rezultateve të Shqipërisë. Ai nuk pranoi të komentonte edhe në lidhje me ecurinë e hetimeve mbi Gërdecin. “Dëshiroj shumë që ditën dhe kohën sot ta harxhoj duke u përqendruar tek situata këtu në Gërdec dhe punën e rëndësishme që mbetet për t’u bërë. Për sa i përket hetimit, pikëpamjet e mia tashmë janë bërë publike dhe nëse shikoni deklaratat e mia të kaluara, do të gjeni qëndrimin tim për këtë çështje. Nëse nuk i keni, mund t’jua japim. Sot qëndrojmë në një vend ku shumë shqiptarë të pafajshëm humbën jetën. Le t’ia kushtojmë këtë kohë dhe këtë ditë atyre. Do të ketë kohë të bollshme për të diskutuar çështje të tjera në një kohë tjetër”, - tha Withers. Gjatë inspektimit, Withers vlerësoi punën mbi rehabilitimin e zonës së shpërthimit. Gjithsesi, ai tha se duhet bërë më shumë. “Mendoj se kanë kaluar afro 20 javë nga koha e shpërthimit dhe mendoj që ka ende një masë të stërmadhe pune për t’u bërë. Nëse nuk gaboj, megjithëse këto palete janë mbushur nga Armor Group, nuk kemi qenë në gjendje t’i zhvendosim ato drejt një pike që përmbush standardet e duhura të NATO-s, ku të mund të ndodhë pastrimi dhe në fund çmilitarizimi i këtyre armëve. Mendoj që kjo është një çështje sa e rëndësishme aq edhe urgjente që të ecim përpara në mënyrë eficiente dhe me sa më shumë shpejtësi që të mundemi për t’i ndërmarrë këto hapa të tjera të nevojshme”, - tha ambasadori amerikan.
Takimi i ambasadorit amerikan me banorët
Ambasadori: Mirëdita, si quheni?
Banor: Unë Murat. Kjo është nëna ime Lume.
Ambasadori: Dëshiroj t’ju përcjell ngushëllimet e mia. Më vjen shumë keq për humbjen tuaj. Mendoni është e sigurtë që jeni kthyer dhe po ndërtoni këtu?
Banor: Vetëm ju mund të na jepni siguri.
Ambasadori : Për fat të keq, unë nuk mund të siguroj sigurinë tuaj.
Banor: E duam nga ju, për fëmijët. Fëmijët janë me qera tani, por duam të kthehen e të jenë të sigurt. Kryetari i Bashkisë është treguar shumë i mirë me ne.
Ambasadori: Mund t’ju jap vetëm mendimin tim, por mendimi im është që kjo zonë nuk është bërë e sigurt ende. Mendoj që po ndërtoni tepër pranë materialesh që janë ende shumë të rrezikshme. Gjithçka mund t’ju them është që është tepër herët për të rindërtuar këtu. Por ky është vetëm mendimi im. Duhet të pyesni njerëzit që janë më ekspertë sesa unë.
Banor: Pyetëm, por na thanë që të vazhdojmë ndërtimin.
Ambasadori: Kush jua tha këtë?
Banor: Epo, ata që vijnë këtu, gazetarët, televizori, s’e di.
Banor tjetër: Njerëzit në pushtet e kanë thënë. Gjeneralët ushtarakë e kanë thënë. U rrafshuam krejt dhe tani duam siguri.
Ambasadori: Gjithçka mund t’ju them është që është tepër herët për të rindërtuar këtu. Por ky është vetëm mendimi im. Duhet të pyesni njerëzit që janë më ekspertë sesa unë.
Banor: A do gjej ndonjëherë drejtësi? Babai m’u dogj këtu. Nuk ka pension. Nuk ka mbështetje.
Ambasadori: Ndiej dhimbje të thellë që dëgjoj për humbjet tuaja. Pyetët nëse do të ketë ndonjëherë drejtësi. Po punojmë shumë për të gjetur drejtësi për ju. Dhe do të punojmë me ministrin, me të gjithë… Më vjen shumë keq.
Banor: Nuk kam nevojë për para, për asgjë. Dua vetëm drejtësi.