Pickohet nga merimanga e zeze. Vdes 17- vjecari
Një 17- vjeçar ka humbur jetën pasi është pickuar nga merimanga e zezë në fshatin Pobrat të Beratit. Krenar Hoxha ka qenë duke korur bar kur ka menduar se është pickuar nga një insekt i zakonshëm pasi fillimisht ka patur vetëm kruarje por më pas janë shfaqur shenjat e tjera, temperature, enjtje dhe të vjellat, çka bëri që familjarët ta dërgonin në spitalin e qytetit ku ka marrë ndihmën e parë mjeksore dhe më pas është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës, por pa mundur t’i mbijetojë helmit të merimangës së zezë. Ky është rasti i parë i shfaqjes së merimangës së zezë gjatë kësaj vere në qarkun e Beratit.