E Diel, 1 Nëntor 2026

Lambrinidis: Shqipëria të zbatojë marrëveshjen për detin

“Ne kemi investuar shumë në marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Ne presim plotësisht që kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy vendet e lira dhe demokratike të zbatohet. Kjo është ajo që ne presim dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, është shprehur Lambrinidis.

Pyetjes nëse Athina e mbështet statusin e vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, kryediplomati grek tha se vendi i tij dëshiron që Shqipëria të jetë në BE si të gjitha vendet e rajonit. “Ne duam që Shqipëria të jetë si çdo vend tjetër - në pozicionin e një shteti kandidat. Dhe arsyeja që do të shkoj atje me kolegun tim, Fratinin, është që të japim këtë mesazh të qartë dhe të fuqishëm, sepse ne kemi qenë protagonistë në aspiratat e shqiptarëve për perspektivën evropiane”, tha Lambrinidis./Start/

                                                                                             2011-09-09 08:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›