E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Tre dimensionet e planit urbanistik të Tiranës

“Ky plan synon të zgjidhë konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetarëve, të zgjidhë problemin e rritjes demografike, problemin e trafikut dhe të grackave të tjera me të cilat hasen qytetarët e Tiranës çdo ditë. Plani do të balancojë interesat private me apo publike, dhe do të bëhet në bashkëpunim të gjerë dhe do të gjejë konsensus maksimal. Procesi do të jetë transparent dhe larg rrjetit të interesave klienteliste”, u shpreh në çelje të takimit Kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke theksuar angazhimin që Tirana do të jetë me një plan urbanistik brenda 10 muajve.

Në fjalën e rastit, kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, pa parashtruar tre dimensione mbi të cilat do të krijohet plani i ri urbanistik.

Sipas Bashës, tre dimensionet janë, ai strategjik, i cili do të shtrojë opsionet strategjike që do të diskutohen nga grupet e punës. Investimet strategjike, ekonomike, etj, do të jenë disa nga temat e këtyre grupeve”, u shpreh Basha.
“Dimensioni fizik rregullator. Plani rregullues do jete guri i themelit për këtë plan urbanistik. Sigurimi i hapësirave të nevojshme publike dhe rigjallërimi i lagjeve është një synim kryesor”, tha Basha.

“Dimensioni infrastrukturor. Zhvillimi urban s’do ketë kuptim pa zhvillimet e duhura në infrastrukturë dhe pa plan infrastrukturor. Infrastruktura si unaza e madhe, tramvaji, parkingjet publike dhe private do të jenë ambiciet bashkëkohore të qytetit tonë”, tha Basha.

Gjatë takimit kryebashkiaku Basha ftoi përfaqësuesit më në zë të botës akademike për hartimin e planit të ri urbanistik. Ai tha se, "ju përgëzoj për rolin në përpjekjet e vazhdueshme dhe sfidat që qyteti  ka përjetuar, si dhe për kurajën tuaj në këtë sfidë të vështirë, por aspak të pamundur".

“Plani urbanistik do të jetë në bashkëpunim me botën akademike, e cila do të jetë bashkëpunëtorja kryesore në këtë plan. Procesi i hartimit të planit është i hapur ndaj opinioneve. Transparenca është pike kyçe për largimin e politikave klienteliste”, tha Basha.
 
 /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-08 11:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›