E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Zepos: Bashkëpunojmë në cdo fushë me Greqinë

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos.

Në njoftimin e zyrës së shtypit në Kryeministri theksohet se, në takim u diskuan çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe u rikonfirmuan marrëdhëniet e shumë të mira mes të dy vendeve, angazhimi i të dyja palëve për të zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e të fqinjësisë, si dhe për të konsoliduar bashkëpunimin në të gjitha fushat, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në këtë njoftim nuk thuhet se për cilat cështje është diskutuar konkretisht. Nuk dihet nëse ka qënë apo jo temë e takimit cështja e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike, një cështje kjo që ka hapur debate mes dy vendeve.

Yannis-Alexis Zepos është pritur sot edhe nga kreu i diplamacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Haxhinasto pret ministren e Izraelit dhe zyrtarin e lartë grek

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›