Lambsdorff u njoftua me pikëpamjet e Lëvizjes Vetëvendosje

“Në një takim shumë konstruktiv u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, vështirësitë me të cilat ballafaqohet Kosova momentalisht, si dhe për zhvillimet në rajon e ndikimet e tyre në jetën e përditshme në Kosovë dhe procesin në përgjithësi”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.
“Ambasadori Lambsdorff u njoftua më përafërm me pikëpamjet e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me situatën dhe mënyrat se si mund të dalim nga kriza aktuale. Aty u theksua nevoja për të përqendruar energjitë në uljen e papunësisë, rritjen e prodhimit vendor dhe sundimin e ligjit si parakushte për zhvillimin ekonomik”.
Vetëvendosje në këtë takim shfaqi qëndrimin që prosperiteti ekonomik dhe sundimi i ligjit janë të domosdoshme për integrimin e komuniteteve në shoqërinë në Kosovë. Në këtë vazhdë, sipas kësaj lëvizjeje, edhe organizimi, mbajtja dhe monitorimi i drejtë i zgjedhjeve janë themel i demokracisë.