E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët bllokojnë EULEX-in, KFOR i 'pafuqishëm' ti hapë rrugët

Rrugët të cilat nga Zubin Potoku shpijnë në Mitrovicë dhe në fshatin Zhupç janë zhbllokuar pas katër orësh, pasi që kolona e automjeteve të EULEX-it, ashtu si kishin kërkuar serbët e barrikaduar, është kthyer në pjesën jugore të Mitrovicës, ata ishin nisur drejt Bërnjakës, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Forcat e KFOR-it, të cilët kanë ardhur në vendin ku serbët e Kolashinit të Ibrit kanë bllokuar automjetet e EULEX-it, kanë tentuar që me bisedime me banorët vendas të sigurojnë kalimin për EULEX-in, por marrëveshje nuk i arrit, njoftojnë mediat serbe.

Sipas mediave të Beogradit, serbët kishin thënë se EULEX nuk ka status neutral dhe po u ndihmon shqiptarëve që edhe në veri të instalojnë institucionet e tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›